Limuzina që është një hibrid i elektrifikuar, tashmë ka dukje edhe më të mirë.
Prej se është lansuar para dhjetë vitesh BMW 7 Series, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në dukjen që është konsideruar mjaft e rëndomtë, transmeton Telegrafi.
Në gjeneratën e fundit të këtij sedani, janë përdorur elemente nga M Spor si dhe pakoja Individual Shadow Line, duke ia ndryshuar pamjen në mënyrë më pozitive.
Imazhet e shpërndara, e tregojnë një BMW shumë elegante në ngjyrë të bardhë si perlë, derisa rrotat dhe grilli janë të lyera me të zezë.
Nën kapakun e këtij BMW 7 M Sport, është motori prej 3.0 litra me 594 kuaj fuqi, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në arë e arrin për 5.2 sekonda. Kalimi në pjesën elektrike, i mundëson autonomi prej 60 kilometrave.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...