Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti të premten se nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vënë mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
Vuçiq tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do ta kuptojnë se pa bisedime nuk mund të ketë zgjidhje.
Ai shtoi se Serbia, edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Kosovën, do të jetë mjaft e fortë që të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë.
Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...