Rita Ora është e njohur për ndjenjën e saj të modës, si vajza që gjithmonë ndjek trendet më të fundit.
Pra, nuk është për t’u habitur që ylli i popit u shfaq tejete tërheqëse në para-mbrëmjen e “Grammy Awards”.
28-vjeçarja u shfaq fillimisht mjaft glamuroze me një fustan ngjyrë vjollcë prej sateni, teksa vuri në pah tatuazhet në krahët e saj.
Këngëtarja shqiptare rrëmbeu vëmendjen me veshjen e saj ngjyrë jargavani që përmbante një skaj të zbukuruar dhe detajet tjera me shkëlqim.
Më pas, ajo guxoi dhe u shfaq me një veshje përplot me pupla, i cili i dha asaj një dukje edhe më tërheqëse.
Në këtë mbrëmje, Ora u takua edhe me patrioten tjetër të famshme, Bebe Rexha, e cila këtë vit është e nominuar në “Grammy”, dhe pret të dielën të shpërblehet me një nga çmimet e mbrëmjes.
Artistet Charli XCX dhe Evan Ross nuk munguan gjithashtu në këtë mbrëmje.
Rita këtë vit nuk ka arritur të nominohet në “Grammy”, ndryshe nga Dua Lipa dhe Bebe Rexha, që secila prej tyre janë nominuar në dy kategori.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...