Sot rreth orës 17:00 është plagosur një person në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovë incidenti ka ndodhur pasi një person ka shkrepur më armë aksidentalisht.
“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt ne rrugën “Nena Terezë” në Fushë Kosovë, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për portalin arbresh.info
Ajo ka treguar se njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Viktima mashkull Xh. B është dërguar ne QKUK për te marre trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur ne informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale te armes se zjarrit. /arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën