Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi i shpalli sot zgjedhjet për president të Maqedonisë.
Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.
Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.
Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president.
Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.
Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.
Në rast se shumica parlamentare nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak i cili do të mbështetet edhe nga PDSH-ja.
BDI do të garojë e vetme, kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet.
VMRO-ja opozitare para disa ditëve publikoi emrat e kandidatëve për president, në listë janë emrat e: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.
Nëntë kandidatët e paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për president, kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...