Kryetari e partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, reagoi ashpër pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste televizive mbrëmë në Prishtinë, se darkën te shtëpia e presidentit Hashim Thaçi e kishte organizuar Edi Rama dhe se ai i kishte kërkuar të hiqte taksën për mallrat serbe.
Kokëdhima u shpreh se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ishte një vendim legjitim i qeverisë së një shteti të pavarur, i cili prej dy dekadash po përballet me agresionin diplomatik dhe ekonomik të Serbisë, që refuzon të pranojë realitetin historik dhe i kërkoi Ramës që të mos bëhej shërbëtor i Serbisë.
Reagimi i Kokëdhimës
Rama është shërbëtor i Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste televizive mbrëmë në Prishtinë, tha se darkën te shtëpia e presidentit Hashim Thaçi e kishte organizuar Edi Rama dhe se ai i kishte kërkuar të hiqte taksën për mallrat serbe. Haradinaj e këshilloi kryeministrin e Shqipërisë që të mos ndërhynte në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.
Kjo është përgjigja që meritojnë Rama dhe gjithë politikanët antishqiptarë e të korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë. Ata nuk duhet të ndërhyjnë në vendimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj për të taksuar 100 për qind mallrat serbe dhe boshnjake që hyjnë në tregun e Kosovës.
Ky është një vendim legjitim i qeverisë së një shteti të pavarur, i cili prej dy dekadash po përballet me agresionin diplomatik dhe ekonomik të Serbisë, që refuzon të pranojë realitetin historik.
Vendimi i kryeministrit Haradinaj, marrë në nëntor 2018, për taksën 100% ndaj produkteve serbe, nuk ishte i lehtë, por ishte historik dhe i drejtë.
Përgjatë këtyre tre muajve, Haradinaj është përballur me presione të brendshme dhe të jashtme për të hequr taksën, por nuk është tërhequr, duke treguar integritet të lartë politik dhe kombëtar dhe duke patur mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë.
Heqja e taksës, edhe nëse do të ndodhte, nuk do ta ndalonte politikën antishqiptare të Serbisë, e cila, ka vënë si prioritet të politikës së jashtme, sabotimin e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga vendet e mbetura dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.
ZGJIDHJA shpreson se këtë do ta kuptojnë, sa më shpejt, edhe aleati strategjik shqiptarëve në botë, SHBA, do ta kuptojnë edhe Mogherini, Hahn e zyrtarët e tjerë në BE. Çdo koncesion ndaj Serbisë në rajon është në dëm të interesave shqiptare.
Sjellja e saj nuk ka ndryshuar nga ajo e dekadave të kaluara. Ajo nuk pranon dhe nuk kërkon falje për masakrat që ka kryer në Kosovë, mijëra të zhdukurit ende pa varr dhe që u desh ndërhyrja ushtarake e NATO-s që ushtria e saj të tërhiqej nga Kosova.
ZGJIDHJA i bën thirrje Edi Ramës që të ndalojë presionet ndaj vendimeve të drejta të qeverisë së Kosovës dhe të mos vazhdojë të punojë për Serbinë. Politika paternaliste e Tiranës zyrtare ndaj vendimeve të drejtuesve politikë në trojet shqiptare në Ballkan i ka sjellë vetëm dëme çështjes sonë kombëtare dhe e ka përkeqësuar statusin e faktorit shqiptar në rajon.
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...