Kusari: Me vajzën nga Drenasi duhet të merret një organizatë ndërkombëtare

17:25 | 8 Shkurt 2019
A. B.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka folur sot në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për diskutimin rreth vajzës nga Drenasi, që në moshën 16-vjecare ishte shfrytëzuar seksualisht nga profesori njëherë e më pas nga polici.

Ajo ka thënë se ky rast nuk duhet të hetohet në Drenas, por të dalë në një qytet tjetër.

Kusari thotë se me vajzën tash 18 vjecare, që ka rrëfyer se është shfrytëzuar seksualisht nga arsimtari e pastaj polici ku ka shkruar të kërkojë ndihmë e ka kthyer në skllave seksi, duhet të merret një organizatë ndërkombëtare.

Sipas saj, sistemi i këtushëm ka abuzuar me të, pasi vajza ka denoncuar në polici se është shfrytëzuar nga profesori, e më pas atë polici e ka kthyer në skllave të seksit.

Deputetja në fjalimin e saj 10-minutësh ka thënë se përvec policit që ka abuzuar me vajzën, kolegët e tij mund ta kenë fshehur fajin e tij, pasi policit nuk i është marrë telefoni, ku mund të zbulohet se cfarë ka bërë ai.

Tutje Kusari ka shtuar se nuk mund të lihet vajza në Drenas, aty ku ka filluar abuzimi i saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme