Google ADS

Deputetja e PDK-së thotë se nuk është dashur të bëhet “i madh” rasti i vajzës nga Drenasi

17:20 | 8 Shkurt 2019
A. B.

Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, shqetësimin më të madh në rastin e keqpërdorimit seksual të nxënëses nga Drenasi, e ka se pse u raportua ky rast që sipas saj e mori vesh bota.

Përmes fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme që është mbajtur lidhur me keqpërdorimin e nxënëses, Izmaku tha se ky rast do të ndikoj keq në imazhin e shtetit.

“E njoh mentalitetin që dim pastaj me i keqpërdorë këto fatkeqësi edhe i laja nam atyre familjeve tu u mundu me ju ndihmu. Pra “kush se mur vesh, krejt bota e mur vesh”, kaniherë një fjalë e urtë popullore thotë “sill e bir veti”, sa informacionet edhe ma të randa ndodhin në shtetet tjera e shkojnë edhe i mbulojnë, na kur e shoh tash në portale edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë ma të mëdhaja, sot e përdorin rastin e Kosovës” .

Ajo madje e ka konsideruar si te ngutshme seancën e jashtëzakonshme që është mbajtur sot lidhur me këtë rast.

“Pra po mendoj që ish dasht me qenë racional se krejt në fund ka me nau faturu neve si shtet pra si faturohet vec nje grupi politik por si shtet të gjitha këto kur na nëpër organizata ndërkombëtare jemi tu e qu zanin shumë me të drejtë për rastet e ndodhura të dhunimeve e tjerë po menoj që pak e kemi pas të ngutshme këtë seancë”, tha Izmaku në fjalimin e saj në kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme