Aknet mund t’ju tundojnë, por në disa raste, shtrydhja e puçrave mund të jetë vdekjeprurëse. Enët e gjakut janë të përqëndrueshme në disa zona të fytyrës dhe nëse shtypni aknet në këto pjesë, ekziston një rrezik i vërtetë që në tru të përçohen infeksione.
Dermatologu Vishal Madan tregoi për “DailyMail” cilat janë zonat e rrezikshme, ku nuk duhet të shtrydhni asnjëherë puçra. Quhet “trekëndëshi i rrezikut”, ku përfshihet pjesa e syve, hunda, buza e sipërme dhe cepat e buzëve.
Infeksionet që mund të shkaktohen nëse prekni puçrat në këto zona mund të shkaktojnë humbje të shikimit, paralizë të përhershme dhe madje mund të çojë edhe në vdekje.
“Nëse ajo zonë infektohet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të shkaktojë mpiksje të gjakut ose trombozë, infeksion e deri meningjit në tru”, shpjegoi Madan, “Shoh shumë njerëz që i shtrydhin aknet por nuk duhet. Nuk dihet çfarë pasojash shkatërruese mund të ketë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...