Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Sipas BQK-së, kjo marrëveshje u nënshkrua si rezultat i takimeve të mëhershme të zhvilluara me përfaqësues të këtyre institucioneve, në të cilat u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së institucioneve financiare në Kosovë.
“Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka falënderuar institucionet e angazhuara në arritjen e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunimin dhe masat e ndërmarra me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për institucionet financiare që operojnë në Kosovë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...