Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, vizitoi edhe Kongresin Amerikan, ku mes takimesh të shumta, mbajti takim edhe me kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.
“Si asnjëherë më parë, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet nën ndikimin e momentumit të fuqishëm evropian dhe euro-atlantik, në të cilën Maqedonia, me sjelljen dhe suksesin e saj euro- atlantik, ka rol të rëndësishëm në përforcimin e këtij ndikimi” – theksoi Osmani në takim, duke i shprehur mirënjohje kongresmenit Engel, roli i të cilit në krijimin e orientimit perëndimor i të gjithë rajonit Ballkanik është i padyshimtë.
“Me pjesëmarrjen, angazhimin dhe mbështetjen tuaj latë gjurmë të pashlyer në implementimin e vlerave perëndimore të rajonit në të gjithë Ballkanin, në bazat e të cilës është i ndërtuar edhe suksesi i sotëm në progresin e gjithë rajonit, si dhe në suksesin tonë ta realizojmë ambicien tonë kryesor – anëtarësimin në NATO” – theksoi Osmani në takim, duke i uruar pozitën e re kongresmenit Eliot Ejngel, si kryesues me Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve.
“Ky funksion i ri na udhëzon në bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen, për të cilin si një njohës i mirë i rrethanave rajonale, pres që të ketë ndikim pozitiv akoma më të madh në implementimin e vlerave perëndimore të Ballkanit”, theksoi Osmani.
Kongresmeni Eliot Engel, Osmanit ia dorëzoi letrën, me të cilën ai si kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, së bashku me kongresmenin Majkëll MekKol, i cili është anëtar i komitetit, në mënyrë të drejtpërdrejt i drejtohen sekretarit Shtetëror Majkëll Pompeo, për mbështetjen e Maqedonisë në aspiratat e saja euro-atlantike, të cilën e potencojnë edhe në letër sepse paraqet interes të drejtpërdrejt të SHBA-ve dhe aleatëve të saj.
Paraprakisht Osmani mori pjesë në mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e Kryetarit Amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në kuadër të vizitës në Kongresin amerikan mbajti takime me kongresmenin Stiv Stivers, i cili deri në janar të këtij viti kryente detyrën Kryetar i Komitetit Nacional Republikan në Kongresin e SHBA-ve, në kuadër të vizitës në Senat, Osmani mbajti takim edhe me Senatorin Ron Xhonson, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Siguri të Brendshëm dhe Çështje Qeveritare në Senatin e SHBA-ve./portalb
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...