Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se partia e tij akoma nuk ka qëndrim përfundimtar nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose do të fokusohen në përfundimin e mandatin dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Dilema për atë nëse duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare është mes dy opsioneve – të përcaktohemi për një mandat të plotë që është tërheqëse për politikanët, ose të mbizotërojë interesi i shtetit përkundër partive”, tha Zaev, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai tha se këto ditë po zhvillojnë bisedime me partnerët e koalicionit, partitë politike që janë jashtë koalicionit, partitë joparlamentare, shoqata të qytetarëve dhe po bëjnë analiza për gjetjen e kandidatit më të mirë për president të shtetit.
Në lidhje me pohimet e BDI-së se nuk do të mbështesin kandidat për president që do të del nga kongresi i LSDM-së, Zaev tha se kandidatin për president do ta zgjedhin bashkërisht përmes analizave.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...