Google ADS

Rrezik nga mali, bien shkëmbinjtë në tunelin e Gjegjanit

13:05 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Tuneli i Gjegjanit, pjesë e segmentit rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan-Mirditë, rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Shembja e fundit e një masivi shkëmbor ndodhi mesnatën e së shtunës, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.

Megjithatë, tragjeditë në këtë rrugë kanë ndodhur më herët, pasi shembjet vazhdojnë prej vitesh. Bashkia e Pukës i kërkon Autoritetit Rrugor që të ndërhyjë me urgjencë.

Kjo rrugë, ku shembjet pranë tunelit janë të shpeshta, lidh Fushë Arrëzin me Rrugën e Kombit, e u shërben rreth 50 mijë banorëve nga Fierza deri në Reps./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme