Klubi francez, Nantes ka vendosur ta pensionojë fanellën me numër nëntë për të nderuar sulmuesin argjentinas, Emiliano Sala, pas konfirmimit se trupi i tij është gjetur në rrënojat e aeroplanit të zhdukur më 21 janar.
Mesazhet e ngushëllimit kanë ardhur nga e gjithë bota për familjen dhe miqtë e argjentinasit, por edhe për ishin klubin e tij Nantes dhe klubin e Cardiff Cityt pas konfirmimit për gjetjen e trupit të tij të enjten mbrëma. Tani klubi francez ka zbuluar ata do ta pensionojnë fanellën e tyre me numër 9 si një shenjë respekti ndaj sulmuesit argjentinas, i cili kaloi katër vjet me ta.
“FC Nantes përjetuar trishtim të madh të enjten kur mësoi se trupi i gjetur ishte i Emiliano Sala. Ky lajm i jep fund pritjes së pafund dhe të padurueshme”.
“Emiliano do të jetë përgjithmonë një nga legjendat që ka shkruar historinë e madhe të FC Nantes”.
“Ka mëngjese të vështira, zgjime me ankthe, ku realisht na ka goditur realiteti. Emi është zhdukur…”
“Emiliano Sala arriti te ne në korrik të vitit 2015 dhe dinte se si të fitonte zemrat e tifozëve të Nantes. Me punën e tij, dëshirën dhe mirësinë e tij pa kufij, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit në tre sezonet e luajtura”.
“Sot kemi humbur një mik, një lojtar të talentuar dhe një shok shembullor. Ne nuk mund të harrojmë në këtë dramë pilotin dhe familjen e tij dhe kemi besim se autoritetet do të vazhdojnë kërkimet e tyre”, thuhet në reagimin e Nantes.
” Nuk kam fjalë. Është një tragjedi, unë jam i thyer. Emiliano la shenjën e tij. Për këtë arsye, si shumë tifozë, dëshiroj ta nderoj atë duke e pensionuar fanellën ne numër 9″, ka thënë Waldemar Kita, president i klubit francez.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...