E dashura e Ronaldos dëshiron të martohet, por futbollsti nuk i ka propozuar ende

11:20 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez pranon se do donte të martohej më yllin, por ka zbuluar se thashethemet për fejesën e tyre ishin të jo të vërteta.

Modelja 25-vjeçare pranoi se gjersa martesa definitiv ishte në planet e çiftit, ata të dy ishin shumë të zënë për momentin, transmeton portali arbresh.info.

Ajo duke folur për sulmuesin e Juventusit, tha se ai ende nuk ia kishte kërkuar dorën për martesë, përkundër raportimeve për të kundërtën.

Georgina tha për revistën Hola! “Do të doja. Tani kemi prioritete, por në të ardhmen do të ishte e mahnitshme të bëhesha gruaja e tij”.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2016 dhe së bashku kanë një vajzë Alana, 14 muajshe, kurse Cristiano është gjithashtu baba i binjakëve Eva dhe Mateo si dhe tetë-vjeçarin Cristianinho.

Duke diskutuar familjen e tyre të përzier, Georgina arsyetoi: “Ata janë lumturia e jetës sime”, megjithatë konfirmoi se nuk kishte plane ende për të zgjeruar familjen e tyre më tej.

Georgina ka të bëjë me humbjen e babait të saj Jorge, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 70 vjeçare pas një sulmi në tru./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme