PSG do të provojë edhe në verë transferimin Kantes

09:38 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante vazhdon të mbetet njëri nga objektivat kryesor të klubit francez Paris Saint-Germain.

Ylli i Francës kohëve të fundit nënshkroi një kontratë të re me skuadrën nga Liga Premier duke larguar interesimin e disa skuadrave.

Por, sheikët e PSG-së besojnë se ata ende kanë një shans të sjellin atë në Parc des Princes në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Sipas mediumit francez Le10Sport, Paris Saint-Germain do të rifillojë bisedimet e tyre për mesfushorin e Chelseat, Kante, në fund të sezonit.

Raporti i këtij mediumit thekson se mesfushori francez nuk përjashton një largim nga Stamford Bridge gjatë verës.

E gjithë kjo pasi Kante thuhet se nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me trajnerin Maurizio Sarri.

Ndryshe, klubi francez kanë transferuar së fundmi Leandro Paredes nga Zeniti, ndërsa Adrien Rabiot pritet të largohet në verë.

Çmimi i lojtarit francez vlerësohet të jetë së paku 100 milionë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme