Google ADS

Në Lipjan nisin punimet për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica

07:25 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Komunën e Lipjanit, ku do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.

Pas takimit Ministri Matoshi e Kryetari Ahmeti do të bëjnë zyrtarisht hapjen e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme