Google ADS

Haziri: Pa LDK-në nuk përfundon dialogu me Serbinë

23:30 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për dialogun që po bën Kosova me Serbinë në Bruksel. Ai ka thënë se ky dialog nuk do të përfundoj pa u përfshirë edhe LDK. Haziri ka folur edhe për raportet që ka LDK me VV’në.

“ Ne kemi një bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Jemi duke punuar në koordinim të disa punëve. Mirëpo, LDK çdo herë ka qenë pjesë e shtetformimit. Ne nuk mund të harrojmë punën që ka bërë LDK. Nga kjo tregohet se pa LDK edhe dialogu nuk mund të kryhet”, ka thënë Haziri.

Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 ka thënë se gjendja në Kosovë është e rendë. Madje ai ka thënë se në vendin tonë çdo ditë po ndodhin skandale.

I pari i Komunës së Gjilanit ka thënë se kontributi në politikë jepet duke qenë brenda proceseve politikë.

“ Ne tash e sa vite merremi me formula politikë. Ne me shumë merremi se kush po qeverisë më mirë. Në vendin tonë nuk kryhet kurrë mandati një qeverie”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme