Kuvendi i Maqedonisë nesër shpall zgjedhjet për kryetar shteti

22:14 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Nesër pritet që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi t’i shpall zgjedhjet për kryetar shteti që do të mbahen më 21 prill dhe më 5 maj.

Partitë politike edhe më tej bëjnë analiza rreth kandidaturave për kryetar shteti, ndërsa në partinë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM tashmë janë shpallur 9 kandidaturat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihet nëse në zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare, kjo do të bëhet e ditur të dielën kur Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së do ta mbajë mbledhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme