Sokol Cikalleshi shënon dy supergola në një çerekfinale në Turqi

22:10 | 7 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sokol Cikalleshi ka realizuar mbrëmjen e sotme (e enjte) dy gola shumë të bukura.

Në takimin e parë në kuadër të çerekfinales për Kupë të Turqisë, ylli shqiptar në formë perfekte ka gjetur dy herë radhazi portën, shkruan portali arbresh.info.

Cikalleshi dërgoi fillimisht në epërsi skuadrën e Akhisarsporit në minutën e 41′ të pjesës së parë duke shënuar me kokë para se të dyfishonte shifrat me një supergol vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Sulmuesi nga Kavaja, i cili iu bashkua te Akhisarspori në formë huazimi nga Osmanlispori, shënoi një “perlë” të vërtetë në minutën e 51′ duke paraboluar portierin e skuadrës së Kasimpas.

Nikoqirët shënuan për 3 me 0 me anë të Josues nga pika e bardhë para se Haris Hajradinovic të ngushtonte epërsinë në 3 me 1 në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Takimi kthyes mes dy skuadrave zhvillohet më 26 shkurt./arbresh.info/


(Golat mund t’i shikoni këtu: 41‘, 51‘)

https://twitter.com/a2turkiye/status/1093575000869740544

https://twitter.com/a2turkiye/status/1093582340738220032

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme