Google ADS

Jashari: Bisedoni me Serbinë pasi të shihni këto pamje

21:50 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kërkuar që para bisedimeve me Serbisë të shohin pamjet e luftës së fundit në Kosovë.

Jashari përmes një postimi në facebook ka shkruar ky dokumentar tregon për krimet që janë bërë nga regjimi serb, shkruan arbresh.info.

“Këtë dokumentar me këto sekuenca të shkurtëra, që tregon se çfarë krimesh ka bërë regjimi serb, është mirë ta kujtojmë para se të ulemi në tavolinën e dialogut me Serbinë, si dhe në shumë raste tjera”, ka shkruar ai.

I pari i Skenderajt ka kërkuar që të veprohet pas shikimit të këtyre pamjeve.

“Pastaj, të mendojmë se si duhet vepruar. Kjo tokë është e ujitur me gjak Shqiptari, nga foshnjat e sapo lindura e deri tek të moshuarit 100 vjeçar!”, ka përfunduar Jashari./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme