Zvicra premton 150 mijë franga për hakerat që ndërhyjnë në votimin elektronik

21:44 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Zvicra sfidoi sot hakerat që do të arrijnë të futen në të dhënat e gjeneratës së re të sistemit të votimit elektronik, ku në fund do t’i jepet edhe një shpërblim prej 150 000 franga zvicerane (132 000 euro).

Kancelaria federale njoftoi se një proces i rremë zgjedhor do të organizohet nga 25 shkurti deri në 24 mars dhe i fton të gjithë gjenitë e informatikës aspirantë për të shpalosur talentin e tyre të regjistrohen në web-in https://onlinevote-pit.ch.

‘’Ata do të përpiqen të manipulojnë zgjedhjet, të lexojnë votat, të shkelin fshehtësinë e votimit dhe të nxjerrin jashtë shërbimi ose të shmangin elementët e sigurisë që mbrojnë si zgjedhjet ashtu dhe të dhënat bazë për sigurinë’’, sqaroi ajo në një komunikatë.

Vlera e shpërblimit do të varet nga aftësia e përthithjes së informacionit të koduar nga çdo haker.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme