Pasi u largua nga “On Records”, Kida bëhet pjesë e kësaj kompanie

21:28 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, nuk është më pjesë e labelit, On Records.

Njoftimi është bërë zyrtar në rrjetet sociale nga vet antarët e labelit dhe producentët që kanë bashkëpunuar me këngëtaren, shkruan portali arbresh.info

Kompania AVD Digital, njëherit kompania e cila menaxhon shumë artistë të njohur të estradës për projektet e tyre muzikore në YouTube tashmë do t’i menaxhojë edhe këngët e Kidës.

Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, e cila publikoi një fotografi dhe tha se kanali i saj është gati, ku së shpejti vjen me projekte të reja.

“Kanali zyrtar është në dispozicion tani, shkoni dhe shihni çfarë po vjen, projekte të reja”, shkruan Kida./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme