Google ADS

Punë e kryer: Man United ka arritur marrëveshje me këtë trajner

21:01 | 7 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sipas raporteve, Ole Gunnar Solskjaeri duket të jetë gjithnjë e më afër për të siguruar në formë permanente detyrën si trajner në Manchester United.

Strategu norvegjez ka shkëlqyer qysh pas rikthimit në Old Trafford si trajner i përkohshëm duke zëvendësuar portugezin Jose Mourinho në muajin dhjetor, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga Mirror, United dëshiron të punësoj si trajner të përhershëm Solskjaerin para kandidatëve të tjerë.

Raporti shton gjithashtu se Manchester United nuk ka beson se ata mund të joshin Mauricio Pochettinon nga Tottenhami, ndërkohë që njohja aspak e mirë e anglishtes nga Zinedine Zidane duket të jetë kthyer kundër tij.

Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri janë gjithashtu kandidat, por një marrëveshje financiare tashmë është arritur me Molden në lidhje me Solskjaerin për të vazhduar përtej këtij sezoni.

45-vjeçari është vetëm në formë të përkohshme në United nga skuadra norvegjeze, por “Djajtë e Kuq” do të paguajnë një shumë prej 8 milionë funtave në kompensim nëse dëshirojnë të mbajnë atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme