Google ADS

Eden Hazard ka çmim, Chelsea zbulon shumën

20:43 | 7 Shkurt 2019
Arbresh Info

Chelsea thuhet se i ka vendosur tashmë një çmim superyllit Eden Hazard.

Bazuar në një raport nga The Independent, Chelsea i ka vendosur një çmim prej 100 milionë funta shënjestrës së Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.

Drejtorët te skuadra në Stamford Bridge duket qartë se janë duke dhënë dorëheqje në lidhje me përpjekjet e tyre për të mbajtur në skuadër sulmuesin, i cili ka refuzuar për të nënshkruar një kontratë të re prej 300 mijë funtave në javë.

Real Madridi ngurroi për të paguar vlerën prej 250 milionë funtave te Chelsea verën e kaluar, por thuhet se ata janë më shumë pozitiv rreth çmimit aktual të tij.

Thuhet gjithashtu se “Blutë” janë duke monitoruar yllin e Barcelonës, Philippe Coutinhon, si një zëvendësues të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme