Përkundër faktit që kosovarët vazhdojnë të mbesin të vetmit të izoluar në Evropë asnjë fjalë e vetme nuk u tha për liberalizimin e vizave në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Kryeministri Haradinaj dhe ministrja Hoxha kanë folur vetëm për plotësimin e kritereve në Agjendën e Reformave Evropiane, e për të cilat u tha se ka shumë mangësi.
Pas shumë premtimeve dhe afateve kohore të bëra ndër vite për lëvizje pa viza, shoqëria civile thotë se zyrtarët qeveritar nuk kanë argumente për të folur për këtë çështje, pasi premtimet kanë sjellë frustrim te qytetarët.
Kryeministri Ramush Haradinaj me të ardhur në krye të ekzekutivit, kishte deklaruar se vizat do të hiqen pas 3 muajve. Premtimi i tij i radhës ishte për fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, por as ky premtim nuk u realizua.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...