Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rasti i abuzimit dhe dhunimit seksual të një qytetareje në moshë minore në Drenas, i cili u publikua së fundmi, e ka tronditur.
Abuzimi i saj, thotë Kurti, fillimisht prej mësuesit e më pas prej policit, ku kishte shkuar të gjente mbrojtje, ‘të trishton’.
“Kjo është gjendja ku e kanë prurë shtetin dhe shoqërinë njerëzit që e kanë bërë njësh detyrën zyrtare e profesionale me krimin e kthyer në rutinë të përditshme, njerëzit që bëjnë çfarë të tjerët as s’e imagjinojnë dot vetëm pse munden, njerëzit që e dinë se ata nuk i ndjek ligji kurse viktimat e tyre nuk do t’i mbrojë ligji. Ne duhet të tregojmë se shumica jonë nuk e duron abuzimin e atij që ndodhet në pozitën e të dobëtit. Shumica e mësuesve, shumica e policëve, shumica e mjekëve, shumica e qytetarëve, duan dhe do të solidarizohen me më të dobëtit. Prandaj e përkrah protestën qytetare, e më vjen keq që nuk jam aty, sepse gjendem në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas Kurtit, kulturën e pandëshkueshmërisë, kulturën e abuzimit me pushtetin, “e kemi peshqesh nga një lloj i caktuar politikanësh që kanë qeverisur deri më sot”.
“Pushteti i tyre krijon lejen e abuzimit me të dobëtin, të varfrin, gruan, vartësin, minoritarin, sipas modelit mujshar të pushtetit të vjetër”, ka thënë tutje Kurti.
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...