Ministri Beqaj është duke qëndruar në ShBA me ç’rast po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ngjarje kjo tashmë tradicionale ku marrin pjesë lideret të shumtë botëror si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane etj. Presidenti Trump, në prani të liderëve politik, shpirtërorë, akademik, sportit dhe kulturës përcjelli mesazhin për një jetë më të mirë në paqe dhe mirëqenie.
Në kuadër kësaj vizite, Ministri takoj Kongresmenin Aderholt ku u diskutuan çështje shumë të rëndësishme të vendit tonë dhe u dëshmua edhe njëherë që aleatët kryesorë të vendit tonë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Poashtu, Beqaj pati rastin të bisedoj me Sekretarin e Shtetit z. Mike Pompeu dhe Udhëheqësen e Kongresit znj. Nancy Pelosi.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Ministri Beqaj pritet të zhvilloj edhe takime tjera me shumë personalitete të njohura./Arbresh.info/
Murati i kundërpërgjigjet Bajramit: A ka mbet dikush në LDK ...
KOSTT dhe ENTSO-E nënshkruajnë marrëveshje të re dyvjeçare
Hasani merr pjesë në takimin për luftimin e ISIS-it: Shqipër...
Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga...
Balotelli shumë afër nënshkrimit me klubin nga liga e tretë ...
Deputetët e PD i vunë zjarrin karrigeve në Kuvend, reagon Ed...