Presidenti i Barcelonës: Jemi duke u përgatitur për jetën pas Lionel Messit

17:38 | 7 Shkurt 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se aktiviteti i klubit në merkato është një indikacion se ata janë duke u përgatitur për jetën pas Lionel Messit.

Barcelona konfirmoi muajin e kaluar nënshkrimin për 65 milionë funta me mesfushorin 21-vjeçar Frenkie de Jong nga Ajaxi, transmeton portali arbresh.info.

Messi, i cili aktualisht është 31-vjeçar, ka shënuar 581 gola brenda 664 ndeshjeve për gjigantin katalunas.

“E di se një ditë Lioneli do të thotë se po pensionohet”, ka thënë Bartomeu.

Messi ka ende edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale dhe Bartomeu ka thënë se pensionimi i Messit është ende larg. Megjithatë, kampioni në fuqi i La Ligas është duke kërkuar nënshkrimin me lojtarë të rinj për të dërguar klubin në një epokë të re për tu siguruar që të vazhdojnë të jenë të suksesshëm.

“Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen”, shtoi Bartomeu, i cili do të përfundoj mandatin si president në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi duke sjellë lojtarë të rinj të mrekullueshëm në skuadër sepse ne kemi nevojë për të vazhduar këtë epokë të suksesit. Kjo është përgjegjësia jonë”

“Mandati im do të përfundoj brenda dy sezoneve. Prandaj, unë duhet të lë klubin në një pozitë të mrekullueshme dhe t’i tregoj presidentit të ri se ‘kjo është trashëgimia jonë'”

Në vitin 2017, Messi kishte thënë se i është afruar “ëndrrës” për të “përfunduar karrierën në shtëpi” pasi nënshkroi një kontratë të re me Barçën me një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro të vendosur në kontratën e tij.

Ai ka fituar nëntë tituj në La Liga me Barcelonën si dhe katër tituj në Ligë të Kampionëve dhe gjashtë në Kupë të Mbretit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme