Google ADS

Bebe paralajmëron këngën e re, tregon datën e publikimit

17:48 | 7 Shkurt 2019
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive gjatë vitit të kaluar me këngë të reja dhe koncerte rreth botës.

Ajo përmes një imazhi të publikuar në ‘Instagram’ ka dhënë detaje nga projekti i saj më i ri muzikor, shkruan portali arbresh.info

Bebe ka treguar për datën e publikimit dhe emrin e këngës më të re.

“Last Hurrah” me 15 shkurt” ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotos.

Ndryshe, Bebe është nominuar për herë në parë në karrierë në një kategori të “Grammy Awards”, ku ka gjasa të fiton në “Best New Artist” si dhe ” Best Country Duo/Group Performance”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme