Lucas Vasquez beson se Real Madridi e meritoi fitoren e ndeshjes El Clasico në Kupë të Mbretit kundër Barcelonës që përfundoi në barazim 1 me 1 në Camp Nou mbrëmjen e së mërkurës.
Anësori realizoi golin e epërsisë për ‘Los Blancos’ në minutën e 6′, por braziliani Malcom barazoi shifrat gjatë pjesës së dytë, transmeton portali arbresh.info.
Vasquez tha se Madridi krijoi shanse më të mirë dhe e meritoi të mbante avantazhin për vazhduar edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
“Ne ishim më të mirë”, ka thënë Lucas pas ndeshjes. “Ne kishim më shumë shanse. Barazimi nuk është një rezultat i drejtë”
Pavarësisht se ishte i frustruar, anësori beson se janë disa gjëra pozitive që duhet marrë nga kjo ndeshje.
“Në shtëpi, ne duhet të marrim këtë barazim si diçka pozitive”, ka thënë ai.
“Ne duhet të kalojmë në finale. Ne humbëm disa shanse. Ata ishin shtrydhur, gjë që është normale sepse ishin në shtëpi. Ne duhet të jemi të kënaqur me ndeshjen por jo edhe me rezultatin”, përfundoi Lucas Vasquez./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...