Vlora Çitaku e quan të kotë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

17:01 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku e ka quajtur seancë koti mbledhjen e sonte të të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Çiatku përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo seancë është e nevojshme, shkruan arbresh.info.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo madje ka shkruar se Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër që i mundëson Serbisë të përsërisë gënjeshtra.

“ E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet. #KosovaRepublikë #SkaKthimMbrapa #SkaRishkrimTeHistoris”, ka përfunduar ÇItaku

Ndryshe sonte Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në Neë York, për të shqyrtuar raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme