Nëse Eden Hazard përfundon në Real Madrid duke u larguar nga Chelsea, Roman Abramovich dëshiron që Philippe Coutinho i Barcelonës të jetë zëvendësues i tij.
Chelsea tashmë ka nënshkruar me anësorin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, por ata duket se janë të vendosur për të shpenzuar një tarifë të madhe edhe për Coutinhon, transmeton portali arbresh.info.
Madridi nuk do t’i paguaj 250 milionë eurot që Chelsea i kërkon, por ata mund të arrijnë një marrëveshje me Hazardin për shkak se kontrata e tij skadon në vitin 2020. Ata mund t’i japin Chelseas vetëm 100 milionë euro.
Ndërkohë, lojtari më i shtrenjtë i Barcelonës nuk është duke performuar ashtu siç kanë dashur ata dhe në Clasicon e së mërkurës mesfushori kishte njërën nga ndeshjet më të këqija qysh pasi iu bashkua atyre. Malcom ishte një përzgjedhje befasuese në njëmbëdhjetshen startuese dhe luajti shumë më mirë se Coutinho.
Humbja e cilësive që posedon Hazard mund të jetë një problem, por Chelsea është duke menduar për performancat e mira që Coutinho ka bërë te Liverpooli dhe beson se ai mund të jetë ende një përforcim i mirë./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...