Jeta e një gruaje ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes së një fëmijë, sepse ajo duhet të mbajë përgjegjësi si për veten, po ashtu edhe për fëmijën. Ndryshime të mëdha ndodhin në trupin e një nënë të re.
Disa i pranojnë lehtësisht këto ndryshime, ndërsa ka edhe nga ato gra që duan shumë kohë për t’u përshtatur me trupin e ri. Gjithsesi, ka edhe nga ato ndryshime të papritura që pësojnë gratë pasi kanë lindur një fëmijë:
Ju ndryshon zëri
Zëri i një gruaje pasi lind një fëmijë, ndryshon. Ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është rezultati i një studimi që u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Sussex-t. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën fillestare. Studiuesit sugjerojnë se këto ndryshime janë shkaktuar nga ndryshimet hormonale. Kjo për shkak se niveli i hormoneve seksuale zvogëlohet në mënyrë drastike pas lindjes dhe kjo mund të ndikojë në kordat e zërit. Megjithatë, ky ndryshim ka një shpjegim tjetër. Ekspertët besojnë se njerëzit me një zë të ulët, si rregull, konsiderohen më kompetent dhe të pjekur. Kjo është arsyeja pse gratë mund ta ndryshojnë zërin në mënyrë që të përshtaten me rolin e ri të nënës.
Ankthi rritet
Nënave të reja shpesh u thuhet se duhet të qëndrojnë të qeta dhe paqësore, megjithatë, kjo situatë nuk është kaq e thjeshtë. Zakonisht, një grua pasi lind një fëmijë frikësohet dhe shqetësohet për çdo gjë; nëse fëmija qan ose jo, nëse ka fjetur shumë ose nuk fle fare. Kjo gjë është normale. Nuk është “faji” i nënës, por hormoni oksitocin vazhdon të rrisë nivelin e ankthit. Oksitocin fillon të sekretojë intensivisht menjëherë pas lindjes. Ndihmon mitrën që ishte shtrirë gjatë shtatzënisë dhe tkurret poshtë dhe gjithashtu kalon në instinktin e nënës. Një hormon tjetër i quajtur progesterone është përgjegjës për relaksimin e sistemit nervor dhe mund të ndihmojë në këtë situatë, por është në nivelin më të ulët menjëherë pas lindjes së fëmijës. Prandaj, nënat e reja do të duhet të përshtaten me faktin se ato do të ndihen sikur po çmenden për shkak të ankthit të tyre menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre.
Ka një avantazh për këtë: oksitocina quhet edhe hormoni i dashurisë dhe i lejon një gruaje ta ndiejë këtë ndjeshmëri të pabesueshme ndaj të porsalindurit. Kjo ndjenjë ia vlen mbi të gjitha ankthet që vijnë me të.
Truri i tyre punon më mirë
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë bëhen më të zgjuara pas lindjes. Truri i tyre bëhet më i madh në mënyrë që të plotësojë jo vetëm nevojat e nënës, por edhe të foshnjes. Kjo është arsyeja pse nënat e reja mund të jenë punëtore më të mirë se kolegët e tyre që nuk kanë fëmijë.
Trupi rigjenerohet
Kjo është e gjitha për shkak të gjakut të fetusit, që fillon proceset e rigjenerimit në trupin e nënës. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë për të shëruar plagët dhe madje mund të parandalojë dhe të shërojë sëmundjet serioze. Shtatzënia mund të të zgjatë jetën, por kryesisht në rastet kur shtatzënia ndodh në një moshë më madhore. Shkencëtarët zbuluan se gratë që kishin fëmijë në një moshë më të madhe jetonin më gjatë se të tjerat. Në të njëjtën kohë, mosha e shtatzënisë së parë dhe pjellorisë nuk ishin të lidhura me jetëgjatësinë e grave.
Rreziku i kancerit zvogëlohet
Mekanizmi që mbron gratë nga disa lloje të kancerit “kalon” pas lindjes në trupin e një gruaje. Për shembull, gratë që lindin foshnjat e tyre në një moshë më të vogël, kanë një rrezik më të ulët të marrjes së kancerit të vezoreve dhe të endometriumit. Rreziku zvogëlohet me çdo shtatzëni të plotë. Vajzat që u bënë nëna para 25 vjeç dhe ushqejnë foshnjet e tyre me gji, janë më pak të ndjeshme ndaj kancerit të gjirit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...