Dalin pamje nga nxjerrja e trupit të gjetur në rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të sulmuesit Sala

15:04 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një trup është nxjerr nga rrënojat e aeroplanit që u rrëzua me futbollistin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson në bord, ndërsa tani kanë dalë edhe pamjet e para.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore tha se kontraktorët e specializuar iu bashkuan operacionit në kushte sfiduese.

Ky operacion u krye me dinjitet dhe seriozitet të lartë dhe sot (e enjte) arriti të nxirret edhe një trup i identifikuar para disa ditësh.

Mbetjet e aeroplanit dhe trupi të zhdukur para dy javësh mbi Kanalin Anglez, u gjetën jashtë vendit Guernsey.

Ocean Geo III, barkë që mbante trupin, mbërriti në portin e Dorset në mëngjesin e së enjtes, pasi është pjesa më e afërt e vendit britanik ku ndodhej aeroporti, ndërsa sot kanë dalë edhe pamjet e para të nxjerrjes së trupit nga deti.

“Ardhja e trupit në Dorset është raportuar tek mjeku ligjor i Dorsetit”, ka njoftuar policia.

“Mjeku ligjor do të hetojë rrethanat e kësaj vdekjeje të mbështetur nga Policia e Dorset”.

“Një ekzaminim post-mortum do të mbahet në kohën e duhur”, mbyllet njoftimi.

Asnjë identifikim formal nuk është bërë ende, por policia ka njoftuar që të dy familjet janë njoftuar me lajmet e fundit dhe tani pritet vetëm identifikimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme