Franca ka tërhequr ambasadorin e saj nga Roma pas takimit të zëvendëskryeministrit italian me protestuesit e ‘Jelekëve të Verdhë’.
Kjo lëvizje po kërkon dorëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton portali arbresh.info.
Luigi di Maio, zëvendëskryeministri i Italisë dhe lider i Lëvizjes 5-Yjet ka përgëzuar ‘erërat e ndryshimit përgjatë Alpeve’ dje në Twittter pasi u takua me aktivistin e Jelekëve të Verdhë Cristophe Chalencon dhe Ingrid Levavasseur.
Në një deklaratë mbi vendimin, ministria e jashtme e Francës akuzoi zyrtarët italianë se po bëjnë “deklarata të pafundme” dhe “sulme të përsëritura, të pabaza” për muaj të tërë.
Deklarata tha se sulmet ishin të pa precedentë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Duke pasur mosmarrëveshje është një gjë, por manipulimi i marrëdhënieve për qëllime zgjedhore është një tjetër,” thuhet në deklaratë.
“Të gjitha këto veprime po krijojnë një situatë serioze e cila po ngre pyetje rreth qëllimeve të qeverisë italiane ndaj Francës”, shtoi më tej, duke e bërë të qartë se Paris është gjithnjë e më e brengosur nga mbështetja vokale e Di Maio dhe Salvini për lëvizjen e protestës dhe pasojat e saj të mundshme./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...