Ndër shekuj mjalti është përdorur si një ilaç kurues si për problemet e shëndetit ashtu dhe në kozmetikë si një regjenerues lëkure e jo vetëm. Në varësi të luleve, ndryshon dhe mjalti , dhe ai i Manukës me origjinë nga Zelanda e Re, thuhet të jetë mjalti më i pasur në vlera ushqyese që mund të trajtojë nga infeksionet e lehta deri tek sëmundjet më të rënda si diabeti.
Fuqia shëruese e mjaltit
Nuk është diçka e re fakti që mjalti ka disa përdorime mjekësore. Në të vërtetë, ai është përdorur që nga kohërat e lashta për të kuruar sëmundje dhe kjo e gjitha falë vetive antibakteriale. Kjo do të thotë se mjalti mund të mbrojë trupin nga sëmundjet e shkaktuara nga bakteret. Ka edhe lloje të mjaltit që kanë aftësinë për të stimuluar prodhimin e qelizave specifike në trup, kështu që riparimi i indeve të shkaktuar nga infeksioni do të jetë shumë më i shpejtë.
Mjalti është i njohur edhe për përfitimet e saj anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes. Ju mund ta aplikoni atë në mënyrë topike (të jashtme) ose ta konsumoni. Mjalti i Manukës në ndryshim nga llojet e tjera ka dhe efektin e ngjashëm me antibiotikët pasi nektari i luleve të shkurreve manuka në Zelandën e Re është një ilaç i vërtetë.
Përbërësit antibiotike dhe antibakteriale të këtij lloji mjalti, janë studiuar nga shumë ekspertë dhe përfundimet e fundit janë botuar në revistën The Food Chemistry dhe Immunopharmacology and Immunotoxicology! Sipas këtij studimi mjalti manuka përdoret për:
Trajtimin e ulcerave te gojës, urthit, për të parandaluar diarrenë, problemet me traktin gastrointestinal, duke përfshirë gastrin
Parandalimi i sëmundjeve të fytit
Përveç atyre më sipër, ekspertët po studiojnë mundësinë e mjaltës manuka për të parandaluar
Kolesterolin e larte
Inflamacionin kronik
diabetin
Infeksionet e sinusit
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen