Kryetari i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman ka konfirmuar se klubi që ai drejton ende nuk ia ka paguar Nantesit këstin e parë për sulmuesin e humbur Emiliano Sala, por një gjë të tillë do ta bëjë në kohën e duhur.
Të mërkurën u raportuan se klubi i Ligue 1 kërkonte gjashtë nga 15 milionë eurot e marrëveshjes për shitjen e argjentinasit te klubi nga Liga Premier.
Aeroplani që mbante Sala – dhe pilotin David Ibbotson – nga Nantes në Cardiff u zhdukë më 21 janar, me policinë e Guernsey që ndërmori një kërkim për avionin Piper Malibu në ditët në vijim.
Pasi që eksplorimi u ndal, u kërkua një kërkim i financuar privatisht për aeroplanin dhe aeroplani u gjet të dielën, me degën e hetimeve të aksidenteve ajrore (AAIB) që vërtetuan se një pasagjer është i dukshëm në rrënojat e zhytura.
AAIB tani e ka gjetur trupin, por ende nuk e ka konfirmuar dhe duke respektuar familjen e Sala, Dalman thotë se Cardiff do të lejojë që procesi të përfundojë para se të merren me pagesën tek Nantes.
“E vetmja gjë që unë mund të them, sepse është një temë e ndjeshme, është se unë konfirmoj se është e vërtetë ajo që thuhet se Cardiffi nuk e ka paguar këstin e parë”, ka thënë fillimisht ai për L’Equipe.
“Të jem i sinqertë, nuk dua të them asgjë më shumë në këtë kohë”.
“Arsyeja e parë është se trupi nuk është gjetur akoma”.
“Ne duhet të tregojmë respekt për familjen. Ka një proces për nxjerrjen e aeroplanit. Është shumë herët për të komentuar”.
“Ne do të paguajmë këstin kur mendojmë se është koha e duhur për ta bërë këtë”.
“Nuk mendoj se Cardiff ka thënë se ne nuk do të paguajnë shifrën e transferimit”, përfundoi Dalman.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...