Google ADS

Shembet ndërtesa në Stamboll

10:24 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ekipet e shpëtimit në qytetin turk të Stambollit janë duke punuar për të nxjerrë nga rrënojat e një blloku apartamentesh që u shemb mbrëmë.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar, por  dyshohet që edhe të tjerë ka të ngujuar nën rrënoja, transmeton portali arbresh.info.

Ndërtesa ishte zyrtarisht shtëpia e 43 njerëzve që jetonin në 14 banesa, tha Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi fatkeqësinë të mërkurën pasdite.

Sipas guvernatorit, tre katet e larta të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht.

Një punëtori tekstili në katin e poshtëm të ndërtesës ishte bosh në atë kohë, njoftoi zyrtari lokal Zeki Dag para mediave lokale më parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme