Nënkryetari i Klubit të Basketbollit, “Z Mobile Prishtina”, Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit emocionet pas suksesit historik.
“Z Mobile Prishtina” mbrëmë, ka shkruar historinë në basketbollin shqiptar. Skuadra nga Kosova, ka arritur të kalojë në fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup, pas fitores së ngushtë me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka.
E nuk ka munguar edhe gëzimi i Ledri Vulës i cili njëherësh është nënkryetar i KB “Z Mobile Prishtina”. Ai i ka ndarë me ndjekësit emocionet, pas suksesit historik.
“U bë historia. U kualifikuuuum. Loje e fuqishme, plot emocione dhe dashni per kete fushe, per fushen e Prishtines. Urime @prishtinabc. Krenar jam me ekipin per lojen qe tregoi me krejt zemer ne parket. Ni merite e vecant per lojtarin e 6 ne fushe – PUBLIKUN / PLISAT per atmosferen. Nje prej atyre diteve qe nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC”, ishin fjalët e Ledri Vulës pranë një postimi në Instagram.
Ledri Vula u emërua nënkryetar i KB “Z Mobile Prishtina” në shtator të vitit të kaluar.
https://www.instagram.com/p/Btj1Vw3oRWm/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist