Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të diskutohet sot nga komisioni kompetent për mbrojtjen kombëtare dhe çështjet e jashtme të Parlamentit grek. Ndërkohë, nesër pritet të dalë përpara ligjvënësve grekë në seancë plenare, pas të cilës do të jetë vota.
Kjo u njoftua të martën nga kryetari i parlamentit grek Nikos Vucis. Është parashikuar që Komisioni dhe seanca plenare të zgjasin një ditë.
Për të miratuar protokollin, nevojiten 151 vota dhe të gjithë deputetët që kanë votuar për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pritet të mbështesin anëtarësimin në NATO të Maqedonisë./shenja
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?