Ka disa muaj që prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti e ka gati aktakuzën për rastin e njohur si “rasti malazezëve”, ku pjesë e hetimeve janë dy malazezët Mario Millosheviq dhe Gjorgje Paviqeviq, shtetasi serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovarja Laureta Zyba, të cilët ishin arrestuar në korrik të vitit të kaluar në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Ata dyshohen për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, e substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armë.
Zvarritja e këtij rasti sipas prokurorit të rastit, Arend Hamiti po bëhet si pasoj e mos dorëzimit të ekspertizës për analiza të drogave nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
Prokurori Hamiti për Arbresh.info ka bërë të ditur se ky rast është bllokuar duke pritur ekspertizat nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
Ai ka thënë se moskthimi i ekspertizës ia ka prishur planet për përfundimin sa më të shpejt të kësaj lënde.
“Jo se s’mi kane kthyer ekspertizat. Më kanë bllokuar dhe kam mbetur duke pritur ekspertizën. Agjencia e Forenzikës është duke i vonuar ekspertizat. Boll po i shkruaj e po u them, por kot”, ka thënë prokurori Hamiti për Arbresh.info.
Madje Hamiti në nëntor të vitit të kaluar kishte paralajmëruar ngritjen e aktakuzës në këtë rast.
Agjencia e Kosovës për Forënzikë në anën tjetër arsyetohet se për shkak të mosfunksionimit të një instrumenti JC/MS me të cilin analizohen ekspertizat është bërë edhe zvarritja e kësaj ekspertize.
Gashi: Ekspertiza për analiza të drogave do të kryhet gjatë kësaj jave
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë e Kosovës për Forenzikë, Arben Gashi i ka thënë Arbresh. info se kjo ekspertizë është në proces dhe gjatë kësaj jave do të kryhet.
“Raporti i AND-së është dorëzuar tek Hetuesi me date 23.01.2019, pasi që kemi pasur mungesë të një kemikati (reagjenti të AND-së ) për këtë lloj ekspertize, po ashtu procedurat e prokurimit kanë marrë kohë deri në sigurimin e saj. Ekspertiza për analiza të drogave është në proces dhe gjatë kësaj jave do të kryhet. Kjo ekspertize është vonuar për arsye të mosfunksionimit të një instrumenti JC/MS me të cilin analizohet dhe se kemi pasur vështirësi deri në rregullimin e tij” ka bërë të ditur Gashi.
Ai ka treguar gjithë rrjedhën e kësaj çështje. Gashi pohon se në gusht të vitit të kaluar në këtë agjenci ishin sjell dëshmi shtesë për ekspertim të AND-së dhe analiza të drogave që ka të bëj me rastin e malazezëve.
“Dëshmitë e këtij rasti janë pranuar në AKF më date 30.07.2018 për ekspertim balistikë dhe të dokumenteve të falsifikuara. Raportet e këtyre dy ekspertizave janë kryer me date 06.08.2018 dhe 03.08.2018 ndërsa janë dorëzuar tek Hetuesi me datë 08.08.2018.Me datë 08.08.2018 dhe 09.08.2018 janë sjell dëshmi shtesë për ekspertim të AND-së dhe analiza të drogave”, ka thënë ai.
Sipas tij, Agjencia e Kosovës për Forenzikë në vit kryen rreth 5000 ekspertiza të ndryshme me rreth 40,000 dëshmi përcjellëse.
Milosheviq po hetohet edhe për “Lëndim i rëndë trupor”.
I dyshuari kryesor në këtë rast, shtetasi malazez Mario Millosheviq i ashtuquajtur Mirosllav Kostiq, në nëntor të vitit të kaluar ishte përfshirë në një rrahje brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc ku po mbahet në paraburgim nga korriku 2018.
Millosheviq i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të paraburgosurit Mica Uroseviq. Kjo kishte bërë që prokurori i rastit Armend Hamiti të zgjeroj hetimet e tij ndaj Millosheviqit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Përveç hetimit për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, e substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të armës” Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte zgjeruar hetimet ndaj Mario Millosheviq edhe për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndryshe, këto nuk janë veprat e vetme në të cilat është përfshirë malazezi Millosheviq.
Në fillim të muajit nëntor Policia e Kosovës pati arrestuar zyrtarin korrektues Stefan Veliçkoviq dhe zyrtarin e Ministrisë së Diasporës Petrit Mustafa pasi ndaj tyre ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga Neni 428 par.1 të KPK-së dhe veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga Neni 429 par.1 të KPK-së.
Sipas organeve të Hetuesisë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Stefan Veliçkoviq gjatë periudhës kohore korrik – gusht 2018 nga zyrtari i Ministrisë së Diasporës Petrit Mustafa kishte marrë 3.000 euro ryshfet dhe dy telefona celularë gjatë kohës sa oficeri korrektues Veliçkoviq ishte në detyrë zyrtare si gardian i Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc. Krejt kjo me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit të paraburgosuri Mario Millosheviq, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Ndryshe, dy shtetasit malazezë Mario Millosheviq i ashtuquajtur si Mirosllav Kostiq dhe Gjorgje Paviqeviq, shtetasi serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovares Laureta Zyba ishin arrestuar më 18 korrik 2018 nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre ishte bërë gjatë një operacioni policor të zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.
Millosheviq ka urdhërarrestimi ndërkombëtar në INTERPOL nga shteti i Malit të Zi nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të shkallës së parë “Vrasje”. /Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën