Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kryejë obligimin e saj për të shlyer borxhin prej 53 milionë eurosh ndaj kontraktorit ‘Bechtel & Enka’ i cili mori përsipër përfundimin e autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’.
Pal Lekaj deklaroi se pavarësisht që realizuam aneks kontratë pas zvarritjes së pagesave paraprake nga ana e qeverisë, i gjithë ky projekt nuk u trajtua seriozisht, njofton Klan Kosova.
”Është një projekt që duhet përkrahur. Lidh Kosovën me korridorin europian”.
”Ua kemi borxh 53 milionë dhe është obligim i Qeverisë ta kryejë”.
”Nuk është mbështetur me mjete financiare dhe nuk është marr seriozisht kontrata”.
”Ky projekt nga ‘Bechtel & Enka’ do duhej të përfundonte në janar të 2018 por s’ka ndodh e kemi shtyer për një afat të ri”.
”Nga KDI raportohet se ne kemi fshehur kontratën – kjo nuk është e vërtetë”.
”Janë dy kapituj në këtë aneks kontratë – njëri flet për përfundimin e punimeve 31 dhjetor 2018”.
”Dhe tjetri për shkak të pagesave që s’kishim buxhet e që kontrata të jetë valide e zgjatëm deri më 1 qershor të 2019, jo për të kryer punimet por për të shlyer borxhin që ne i kemi ‘Bechtel & Enkas”.
”Më vjen keq për shumën 53 milionë por ky obligim duhet të kryhet, paratë duhet të paguhen”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...