Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, e cila ndodhet 45 kilometra larg qytetit të Përmetit në një zonë të thellë pothuajse pa rrugë, është dëmtuar shumë rëndë.
Ndërtesa e rikonstruktuar në vitin 2008 në mënyrë të pjesshme është braktisur. Në katin e parë të kësaj ndërtese ndodhen biblioteka dhe dhomat e pritjes, por këtu dritaret janë me xhama të thyer dhe parvazet e tyre të kalbura nga lagështia.
Biblioteka e shtëpisë muze është lënë në një nga dhomat e poshtme dhe të gjitha librat gjenden në mes të pluhurit përtokë, të hedhura e rrëzuara nga ndonjë kureshtar që nuk ia di vlerën dhe historinë kësaj shtëpie.
Në katin e dytë nga mosmirëmbajtja ka xhama të thyer, dëmtime të suvasë dhe plasaritje të mureve nga erozioni e lagështia që futet nga dritaret dhe nga çatia e dëmtuar.
Shtëpia, një muze në nder të veprës që vëllezërit Frashëri bënë për Shqipërinë është bërë e pavizutueshme, nga një muze për veprën e Frashëllinjve, është kthyer në një simbol të mënyrës se si trajtohen vlerat historike.
Zona e Frashërit për shkak të izolimit shumë të gjatë, mungesës së infrastrukturës, problemeve me energjinë, shkollat, shërbimin shëndetësor, është braktisur pothuajse tërësisht. Në vendin ku ndodhet shtëpia muze jetojnë shumë pak familje, dhe kryesisht të moshuar, për shkak se të rinjtë largohen./tch/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë