Aksidentohet polici në Elbasan

21:51 | 6 Shkurt 2019
A. B.

Mbrëmjen e sotme një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë.

I aksidetuari i identifikuar është një efektiv policie Ymer Gripshi, 58 vjeç punonjës në komisariatin e Peqinit .

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga policia:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme