Bota është duke u nisur drejt një periudhe më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850.
Është parashikuar që temperaturat për secilin nga pesë vitet e ardhshme ka të ngjarë të jenë në ose mbi 1C në krahasim me nivelet para-industriale, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët thonë se është një shansë e vogël që një nga pesë vitet e ardhshme do të shoh temperaturat globale të shkojnë mbi 1.5C.
Kjo shihet si një nga momentet më kritike mbi ndryshimin e klimës.
Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga 2014-2023 do të jetë më e ngrohta në më shumë se 150 vjet të mbajtjes së të dhënave.
Besohet se viti 2015 ishte viti i parë në të cilin temperaturat mesatare vjetore arriti në 1C mbi nivelin paraindustrial, gjë që në përgjithësi nënkupton temperaturat mes viteve 1850 dhe 1900.
Çdo vit që nga ajo kohë, mesatarja globale ka qëndruar afër ose mbi shenjën 1C./arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës