Më datë 1 të këtij muaji dy artistët kosovarë, Mozzik dhe Loredana lansuan bashkëpunimin e tyre të dytë më radhë, atë ‘Romeo & Juliet’, një nga këngët më të dëgjuara të momentit.
Kjo këngë arriti brenda pak ditësh të bëhet hit, ndërsa ka marrë mbi 7 milionë klikime në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.
Përveç një kënge më ritëm e tekst dedikuar dashurisë, bazuar në ngjarjen e lidhjes dhe dashurisë së çiftit, është videoklipi ai që ka ngjashmëri të madhe me videoklipin e dy këngëtarëve të famshëm botëror, Beyonce dhe Jay Z.
Kostumet, vendi, piktura në mur, madje dhe balerinat, janë disa nga detajet që i shohim tek të dy videoklipet.
Kujtojmë që videoklipin e kësaj kënge e ka bërë produksioni kosovar Entermedia.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?