Edhe ky nënkryetar komune rrezikon të futet në qeli, i publikohen foto duke keq trajtuar një 15-vjeçare

20:51 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Nënkryetarin e Komunës së Boro’s në Serbi, e pret qelia. Kjo pasi që autoritetet serbe kanë ngritur një padi ndaj tij nën dyshimet për ngacmime të rënda ndaj një 15-vjeçareje.

Branko Peric pritet që të dënohet me tre vjet mbajtje në qeli.

Ngjarja kishte marrë vëmendjen e publikut kur në rrjetet sociale në ‘facebook’, ishin publikuar disa fotografi ku shihej se si zyrtari i kësaj komune puthej dhe përqafohej me pasion me një minorene 15 vjeçare, shkruan ‘novosti’, transmeton Gazeta Express.

Nënkryetari i kësaj komune është 60 vjeç, dhe për këtë rast ka dhënë edhe dëshminë e tij para Prokurorisë në Serbi.

Ai ka thënë se ato fotografi janë realizuar me vetë dëshirë dhe pa ndonjë forcë.

Megjithatë në telefonat e konfiskuar nga policia, ishte parë se të dy kishin kërkuar faqe me përmbajtje për të rritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme