Forumi i Gruas së LDK-së ka reaguar për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas.
Në komunikatë thuhet se ky forum është tejet i shqetësuar për ngjarjen, shkruan arbresh.info.
“Forumi i Gruas i LDK-së, është tejet i shqetësuar për rastin e fundit që ka ndodhur në Drenas, ndaj 16 vjeçares ku janë të përfshirë zyrtarë të institucioneve që janë të thirrura të edukojnë dhe mbrojnë vlerat njerëzore. Rasti i fundit është në dëm të personalitetit dhe integritetit njerëzor të vajzave dhe grave në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.
Forumi gjithashtu bën thirrje për mbrojte të viktimave të tilla dhe dënim të përgjegjësve.
“Sot, kur ky vend ka shtet dhe institucione për të mbrojtur vajzat dhe gratë të cilat po përjetojnë dhunë, ato në vend se të mbrohen, po torturohen dhe dhunohen fizikisht dhe psiqikisht. Andaj, si Forum i Gruas i dënojmë këto veprime dhe i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të japin dënimin e merituar përgjegjësve të këtyre rasteve dhe mos të lejojnë të bëhen dukuri që janë karakteristikë e shoqërive primitive”, përfundon komunikata e forumit të Gruas së LDK-së./Arbresh.info/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...