Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së më së voni deri të dielën do të takohet dhe do ta sjell vendimin përfundimtar nëse do të ketë zgjedhje të dyfishta.
Nga LSDM thonë se ende i presin aplikimet e para pas thirrjes për vetkandidim për zgjedhjen e kandidatit presidencial të LSDM-së. Thirrja u publikua para dy ditëve, ndërsa afati i fundit është deri më 19 shkurt. Partia përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëj në Kongresin e saj më 3 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq në OBRM-PDUKM tashmë filloi gara ndërpartiake për nominimin për kryetar.Nga sot 9 kandidatët e kësaj partie nisën fushatën e tyre para anëtarësisë së partisë. Profesoresha Siljanovska dhe deputeti Gjorçev hynë si kandidat më serioz për ta fituar besimin e delegatëve në Konventën e partisë më 16 shkurt.
Siljanovska pas nënshkrimi të protokollit shkroi se kjo është rezultat i përpjekjeve disavjeçare të më shumë qeverive dhe se dhurata do të ketë kuptim nëse paraqet hap drejt integrimit të plotë evropian.
Gjorçev nga Washingtoni në profilin e tij zyrtar publikoi fotografi me senatorë amerikan.
Zgjedhjet për kryetar shteti, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi do t’i caktojë të premten më 8 shkurt.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë